Bota 70 vjet nën mbretërimin e Mbretëreshës Elizabeth

70 vjet nën mbretërimin e Mbretëreshës Elizabeth

Buckingham Palace ka zbuluar aktivitetet që do të mbahen për të nderuar 70 vjetorin e mbretërimit të monarkes Elizabeth.

Ajo e mban këtë titull që prej vitit 1952.

2022 është një vit i rëndësishëm, sepse Mbretëresha Elizabeth bëhet monarkja më jetëgjatë britanike.

Përgjatë gjithë vitit do të ketë një seri aktivitetesh, por ditët zyrtare të festës do të jenë nga 2-5 qershor.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme është një konkurs për të shpikur një puding të ri për të festuar mbretërimin e monarkes.

Çdokush mbi 8 vjeç mund të marrë pjesë dhe receta fituese do t’i jepet publikut.

Gjithashtu do të zhvillohet Platinum Party në pallatin mbretëror, ku do të bashkohen artistët më të famshëm për të festuar.

Pjesë e traditës është ndezja e fenerëve të më shumë se 1,500 qyteteve dhe fshatrave brenda dhe jashtë territorit të Britanisë.

Një prej aktiviteteve që do të zhvillohet quhet “Lumi i Shpresës”, ku do të vendosen flamuj që fëmijët kanë pikturuar, me tematikën e shpresës.

Nuk dihet nëse mbretëresha do ta ketë të mundur të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore.