Aktualitet 75 raste të reja me Covid, dita e dytë radhazi pa asnjë...

75 raste të reja me Covid, dita e dytë radhazi pa asnjë humbje jete

Asnjë humbe jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Edhe ditën e djeshme nuk pati asnjë viktimë nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 75 qytetarë janë infektuar me Covid nga 1187 testime që janë kryer.

36 raste pozitive janë në Tiranë, 8 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Delvinë, Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Pukë, Gjirokastër, Korçë, Devoll, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Elbasan, Gramsh.

1153 pacientë janë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

104 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,776 që nga fillimi i epidemisë.