Aktualitet Dyshime se ishin eskorta, detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë

Dyshime se ishin eskorta, detaje nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë

Mesditën e sotme dy ukrainase, përkatësisht 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova janë gjetur të pajeta nga shoqja e tyre në një banesë në zonën e quajtur “Selvia” tek “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet.

Sipas asaj që raportojnë mediat, tri vajzat nga Ukraina kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri. Dy viktimat kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë.

Sipas policisë, tri vajzat kanë konsumuar ilaçin “Xanax” dhe “Tramadol” për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.

Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi.