Filmi i nominuar për Oskar “Na ishte njëherë në Hollivud” (Once Upon a Time in Hollywood), i një prej regjisorëve më të famshëm në botë, Quentin Tarantino, ka disa muaj që është publikuar. Ndërkohë planet e Tarantinos rreth historisë nuk shterin, pasi ai ka marrë në konsideratë tashmë ritregimin e historisë në një libër.
Në “Pure Cinema Podcast”, Tarantino përmendi shkurtimisht se po mendon mbi një projekt të ri lidhur me filmin e tij më të fundit.
“Nuk më kishte shkuar ndër mend deri më tani. Por tani s’po pushoj së menduari mbi të po mendoj shumë për të. Unë mund të shkruaj një roman për “Na ishte njëherë në Hollivud“, tha regjisori, sipas “The Playlist”.
Siç e kemi parë edhe më parë, romanizimi i filmave lejon që një krijues filmi të depërtojë më thellë në personazhet dhe subjektin e filmit të tij. Dhe duke pasur parasysh se dimë që ka mijëra skena të fshira që nuk arritën në variantin përfundimtar të filmit (por ndoshta mund ta bënte në Netflix), ka shumë materiale në dispozicion për Tarantinon.
Një aspekt tjetër interesant i këtij romanizimi të propozuar është se regjisori do të përfshihet vërtet në shkrim. Në raste të tilla, punësohet një shkrimtar i për ta kthyer historinë e filmit në një roman. Është tepër e rrallë që një regjisor ta bëjë vetë këtë.
Ndoshta një skenë nga filmi që mund të ndryshohet ose zgjerohet është momenti kur Cliff Booth (Brad Pitt) heq këmishën dhe punon në çatinë e një shtëpie. Natyrisht, skena është bërë mjaft ikonike për shkak se Pitt është aq joshës aty, por sipas Tarantino, ajo skenë nuk është aspak meritë e tij, por e gjitha Pitt. Edhe pse ai fillimisht u përpoq t’i tregonte Pitt se si ta hiqte këmishën në skenë, Pitt tha se do ta bënte si ai vetë të ndihej rehat. Tarantino tha: “Më pëlqen, ky djalë se e di saktësisht se sa është ora. Ai e di me saktësi çfarë duhet të bëjë, në detaje”.