Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar “në kohën e duhur” për urgjencën ndërkombëtare shëndetësore mbi koronavirusin.
“Ne e shpallëm urgjencën në kohën e duhur”, më 30 janar, duke i dhënë “pjesës tjetër të botës mjaft kohë për t’u përgatitur”, deklaroi menaxheri i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me polemikat mbi menaxhimin e pandemisë.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se nuk kishte sekrete në agjencinë e OKB-së, pas u përball me kritika të ashpra nga ana e Uashingtonit, i cili e akuzoi organizatën se e kishte nënvlerësuar fillimisht shpërthimin e COVID-19 në Kinë.
Kur u pyet për thirrjet për dorëheqjen e tij, Dr Tedros tha se ai do të vazhdojë të punojë “ditë e natë” për të shpëtuar jetë.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka thënë gjithashtu se vetëkënaqësia është “rreziku më i madh” me të cilin përballen vendet në luftën kundër pandemisë, raporton The Guardian.