Drejtoria e përgjithshme e arkivave i ka kushtuar një rezyme zhvillimit të rëndësishëm politik komunist të 17 prillit 1985, dita kur pushteti i Enver Hoxhës kaloi te Ramiz Alia.
Pas vdekjes së diktatorit nga Gjirokastra, pushteti komunist do pasohej nga një shkodran, një emër që kishte ditur me inteligjencë të lartë që të qëndronte larg vorbullave ku ishin mbytur shumë koka të regjimit.
Pesë vite më vonë, Ramiz Aliajt do i atribuohej aftësia për ndërrim pushtetesh “pa gjak”, pas lejimit të pluralizmit politik.