Ben Affleck ka folur hapur për varësinë e tij ndaj alkoolit dhe tregoi sesa me fat ndihet që ish bashkëshortja e tij është Jennifer Garner.
“Nuk më shqetëson të flas për alkoolizmin. Të qenurit i alkoolizuar është pjesë e jetës sime. Është diçka që unë e di”, tha aktori.
Ylli i Batman shtoi se pavarësisht kësaj është një baba i mirë, ndërsa falënderoi ish-bashkëshorten Jennifer Garner për bashkë-prindërimin.
“Kur dikush është nëna e fëmijëve tuaj sigurisht që ka një rol të rëndësishëm qendror në jetën tënde dhe kjo është gjë e mirë”, tha Affleck.
“Jam me fat që fëmijët e mi kanë një nënë të mrekullueshme dhe kjo na ndihmon që të kujdesemi së bashku për ta. Baballarët janë kaq të rëndësishëm për fëmijët dhe është përgjegjësia jonë që të jemi atje për ta, të jemi të vetëdijshëm, të vëmendshëm, të jemi pjesë e jetës së tyre … të jemi njësoj së nënat e tyre.”
Madje aktori pranoi se e do ende yllin e Hollywood duke thënë: “Sigurisht, ajo është e mrekullueshme.”