E hëna mund të jetë dita e rikthimit të madh të Jose Mourinhos në stolin e Realit të Madridit. Florentino Perez po këmbëngul dhe ka arritur marrëveshjen me menaxherin e portugezit për të rikthyer Special One në stolin e Los Blancos.
Me Zidane që nuk ka pranuar të marrë menjeherë drejtimin e skuadrës merengues, presidenti i Realit ka zgjedhur Mourinhon si pasues të Santiago Solarit, megjithatë që të zyrtarizohet rikthimi i luzitanit në Santiago Bernabeu pas plot 6 vitesh, duhet që Perez të bindë Sergio Ramosin me shokë, pasi raportet e kapitenit me Mourinhon nuk janë aspak të mira ndërkohë që edhe një pjesë e madhe e futbollistëve të Realit nuk e preferojnë ish trajnerin e Manchester United.
Nëse zgjidhet edhe ky ngërç atëherë të hënën pritet të zyrtarizohet gjithçka me Special One që do të firmosë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon plus bonuset.
Ndeshja e kësaj fundjave ndaj Valladolid do të jetë e fundit për Santiago Solarin në stolin e Los Blancos dhe si për ironi të fatit pikërisht ndaj Valladolid, Solari zhvilloi edhe ndeshjen e tij të parë në La Liga në stolin e skuadrës madrilene.