Bota “Tani nuk mundem më””, Princ William i shkatërruar nga vendimi i vëllait

“Tani nuk mundem më””, Princ William i shkatërruar nga vendimi i vëllait

Princi William e ka pritur mjaft keq vendimin e vëllait të tij Harry për të hequr dorë nga roli i tij mbretëror dhe për t’u larguar së bashku me familjen drejt Amerikës.

Duka i Kembrixhit ka thënë se ai nuk është më në gjendje që ta mbështesë vëllanë, siç ka bërë gjithnjë.

“Gjithnjë i kam hedhur krahun shpatullave deri më sot, tani nuk mundem më”.

Vendimi i Harry dhe Meghan për t’u larguar nga Pallati Mbretëror ka shkaktuar një valë të fortë reagimesh dhe shqetësimi në familje.

Mediat e huaja kanë shkruar se sikur të mos mjaftonte largimi, familja dhe Mbretëresha e kanë marrë lajmin për këtë vendim nga televizioni dhe se Harry dhe Meghan nuk ua kanë bërë të ditur më herët.

Mbretëresha, e cila në një foto të shkrepur nga paparacët u duk tejet e nervozuar, ka shprehur shqetësim për “brishtësinë mendore të nipit të saj”.

Por familja po mundohet që ta zgjidhë me qetësi këtë situatë, duke mos dashur më tepër tensione. Një burim pranë Pallatit tha se ata po përpiqen për të gjetur një zgjidhje që të jetë më e mira për të gjithë.