Extra A e di pse tek flakët e zjarrit dominon ngjyra e kuqe?

A e di pse tek flakët e zjarrit dominon ngjyra e kuqe?

Një substancë e nxehtë lëshon energji në formën e rrezatimit ndriçues, d.m.th., dritës, ngjyra mbizotëruese e së cilës gradualisht ndryshon nga infra e kuqe në ultravjollcë me rritjen e temperaturës së substancës, shkruan revista shkencore italiane, Focus.

Temperatura e lëndëve djegëse më të zakonshme është e tillë që grimcat e karbonit nga të cilat ato janë bërë lëshojnë dritë të kuqe.

Por ngjyra e flakës varet edhe nga substancat e tjera që marrin pjesë në djegie. Në fakt, molekulat e disa elementeve zotërojnë një tepricë të energjisë, të cilën e lëshojnë në formën e rrezatimit të dritës, karakteristikë e secilit element.

Kështu, për shembull, natriumi gjeneron një flakë të verdhë, kaliumi një flakë rozë, barium jeshile, blu metani, etj.

Nga ana tjetër, djegia e hidrogjenit të pastër formon një flakë të padukshme, sepse drita e emetuar është ultravjollcë dhe sytë tanë nuk mund ta perceptojnë atë.