Aktualitet Aksident i rëndë në Nikël, 23-vjeçari përplas për vdekje një person

Aksident i rëndë në Nikël, 23-vjeçari përplas për vdekje një person

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Krujë. Një 23-vjeçar ka përplasur me automjet tip “Audi” një 77 vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:15 në Nikël. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, njofton policia e Krujës.