Aktualitet Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot

Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e së hënës në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Rreth orës 12:30 një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Zija Cufaj (rreth 70 vjeç), është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, një prej pasagjerëve të autoveturës ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si shtetasi Isa Doci, 80 vjeç.

“Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.