Aktualitet Vrasja e çiftit shqiptar, arrestohet ish e fejuara e djalit të tyre

Vrasja e çiftit shqiptar, arrestohet ish e fejuara e djalit të tyre

Policia italiane ka vënë në pranga ish të fejuarën e djalit të çiftit shqiptar që u gjetën të masakruar dhe pjesët e trupit të të cilëve ishin futur në disa valixhe. Elona Kaleshi, 36-vjeçe u vu në pranga dhe akuzohet për vrasjen dhe fshehjen e trupave të Shpëtim e Teuta Pashos.

Kaleshi është ish e fejuara e Taulantit, djalit të çiftit Pasho, të cilët pasi u vranë, u copëtuan dhe u futën në disa valixhe dhe u hodhën në një zonë mes burgut Solliçiano dhe autostradës Firenze-Pisa-Livorno.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në Nëntor të vitit 2015. Ata kishin shkuar në Firence për të pritur djalin e tyre të lirohej nga burgu, ku vuante një dënim. Nga mediat italiane mësohet se 36-vjeçarja Kaleshi ka gjithashtu precedentë penalë në lidhje me drogën.

Ka qenë vajza e çiftit, Vittoria, që ka paraqitur vite më parë denoncimin për zhdukjen e trupit të tyre. Po trupat e pajetë u zbuluan disa vite më vonë dhe u desh ekspertiza e ADN-së që të zbulohej se bëhej fjalë për Shpëtim dhe Teuta Pashon. I pari që u identifikua ishte burri, pasi mbante një tatuazh me një spirancë dhe me inicialet e emrit.

Sipas autoriteteve, Elona Kaleshi është personi i fundit që i ka takuar ata të dy. Gjithashtu dyshohet se çifti ka pasur një shumë parash nga 40 mijë deri në 50 mijë euro me vete.