Kryesore Anulohet mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama: Çfarë i kam kërkuar Kurtit

Anulohet mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama: Çfarë i kam kërkuar Kurtit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një konferencë urgjente për shtyp se mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë nuk mund të mbahet në formatin e planifikuar. Rama tha se ka folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Borrell dhe se i ka kërkuar Albin Kurtit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë.

Edi Rama: Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Borrell i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar për këtë situatë, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë Euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme ku kjo e fundit ka vënë gishtin në butonin që do të vërë në lëvizjen planin e sanksioneve.

Për fat të keq, më duhet ët them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo0 nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës.

Të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur e përsëris jemi në prag të vënies në lëvizje të planit të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.

Kam bërë një përpjekje për të ju kërkuar dhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do tw vihet në lëvizje.