Bota Arabia Saudite ekzekuton 81 persona brenda një dite, “ndoqën gjurmët e Satanait”

Arabia Saudite ekzekuton 81 persona brenda një dite, “ndoqën gjurmët e Satanait”

Arabia Saudite thotë se ka ekzekutuar 81 burra të shtunën – më shumë se sa numri i të gjithë të ekzekutuarve vitin e fundit raporton “Reuters”.

Mes tyre gjendeshin 7 persona nga Jemeni dhe një nga Siria. Të gjithë të ekzekutuarit ishin dënuar për krime të rënda përfshirë terrorizëm, raporton agjencia shtetërore SPA.

Disa ishin të dënuar si pjesë e ISIS, al-Qaeda dhe grupit rebel nga Jemeni, Houthi. Sipas SPA, të dënuarit janë gjykuar nga një juri me 13 gjyqtarë si dhe kanë kaluar të tre fazat e sistemit të drejtësisë.

Ky besohet të jetë ekzekutimi më i madh masiv në historinë e Arabisë Saudite.

Televizioni shtetëror raportoi se të pandehurit “ndoqën gjurmët e Satanait”.

Edhe pse Arabia Saudite shpesh kryen dënimin me vdekje, ekzekutimet masive të kësaj shkalle janë të rralla.

Në vitin 2019 janë ekzekutuar 37 persona, ndërsa në janar 2016 këtë fat e parën 47 persona.

Besohej se numri më i madh i ekzekutimeve deri më tani është kryer në vitin 1980, me ekzekutimin e 63 personave.

Arabia Saudite është një nga vendet me normën më të lartë të ekzekutimeve në botë – e 5 në listën e Amnesty International, pas Kinës, Iranit, Egjiptit dhe Irakut.