Sport Askush si Bayern në 5 ligat kryesore europiane: 10 tituj kampion radhazi

Askush si Bayern në 5 ligat kryesore europiane: 10 tituj kampion radhazi

Bayern Munchen u shpall kampion sot për herë të 10 radhazi, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në histori, në 5 kampionatet kryesore të Europës (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë).

Bavarezët fituan 3-1 “Klasiken” ndaj Borussia Dortmund dhe siguruan matematikisht trofeun kur duhen edhe 3 javë nga fundi.

Më pranë një arritjeje të tillë ka qenë Juventusi në Itali, që ka fituar 9 tituj radhazi në periudhën 2012-2020.

Rekordi europian për më shumë tituj kampion radhazi i përket Skonto Rigës (Letoni) dhe Lincold Red Imps (Gjibraltar), që kanë fituar plot 14 tituj kampion radhazi.

Sa i përket kronikës, skuadra e drejtuar nga Nagelsmann triumfoi 3-1 në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët, duke shkuar në kuotën e 75 pikëve, 12 më shumë se verdhezinjtë, kur kanë mbetur vetëm tri javë për t’u zhvilluar deri në përfundim të kampionatit.

Sa i Bayerni e zhbllokoi takimin që në minutë e 15-të me Gnabry-n, i shërbyer nga Goretzka. Në të 34-tën erdhi dyfishimi i rezultatit me të zakonshmin Robert Lewandowski, që tundi rrjetën pas asistit të marrë nga Muller.

Shtatë minuta pas startit të fraksionit të dytë, Emre Can shkurtoi diferencën në 2-1. Gjithsesi, në të 84-tën Musiala realizoi golin që “vrau” përfundimisht ndeshjen. Kjo ishte fitorja e 24-t sezonale e Bayernit, që zyrtarizoi titullin e Bundesligës për këtë sezon.