Aktualitet Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset djali

Atentat në Dukagjin, vritet babai, plagoset djali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dukagjinit këtë të mërkurë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se janë qëlluar me armë babë e bir në fshatin Shosh.

Burime të pakonfirmuara thonë se ka humbur jetën babai Zef Guri, ndërsa djali Gjin Guri ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës dhe dyshohet të jetë atentat.

Për shkak të zonës së thellë malore, drejt vendngjarjes është nisur një helikopter i policisë.

I plagosuri Gjin Guri rezulton person me precedent penal. Ai është akuzuar se ka qenë një nga personat që qëlloi me armë drejt helikopterit të policisë në fshatin Shosh të Dukagjinit gjatë një aksioni antikanabis disa vite më parë. Gjin Guri u arrestua nga policia në shtator 2015.

Pas daljes nga burgu, Guri vijoi aktivitetin në lokalin e tij, ndërsa bën edhe transport pasagjerësh me furgon në linjën Shkodër-Dukagjin dhe anasjelltas.

Nëntorin e vitit 2021, Gjin Gurit iu vendos një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.