Sport Barcelona triumfon në miqësoren me Real Madridin

Barcelona triumfon në miqësoren me Real Madridin

FC Barcelona midfielder Fermin Lopez scores a goal during the second half against Real Madrid at AT&T Stadium on Saturday. (USA TODAY Sports)

El Clasico ka emocione edhe nëse është një miqësore. Barcelona fitoi me rezultatin 3 – 0 përballjen me Real Madrid e zhvilluar në Teksas. Përpara 82 mijë spektatorëve katalanasit shënuan golat, ndërsa madrilenët u ndalën nga shtyllat dhe portieri Ter Stegen edhe pse patën më shumë mundësi për të realizuar.

Dembele kaloi Barcelona në avantazh pas çerek ore lojë. Në të 20’ Vinicius Jr gaboi në goditjen e 11-metërshit, pasi topi preku traversën. Pavarësisht rasteve në të dy portat goli i radhës u shënua në minutën e 85’ me autor Fermin, ndërsa Ferran Torres realizoi të tretin në kohën shtesë.

Një fitore për Barçën më pak se 2 javë para nisjes së La Liga, ndërsa për El Clasico e parë në një ndeshje zyrtare duhet të presim 29 tetorin.