Politika Basha: Kam mbështetjen e 99.9% të demokratëve. Ja kush i theu dyert...

Basha: Kam mbështetjen e 99.9% të demokratëve. Ja kush i theu dyert e Forumit Rinor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se ai ka mbështetjen e 99.9% e demokratëve janë në mbështetje të tij.

Në një konferencë për mediat, Basha tha se demokratët janë për të ardhmen dhe janë kundër mendësisë bolshevike dhe kundër mbeturinave të komunizmit.

“99.9% e demokratëve janë për të ardhmen, nuk i lidh asgjë as me mendësinë bolshevike dhe as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Ata nuk kanë përfituar, por janë dëmtuar si shqiptarë dhe si demokratë.

Nga kjo pikëpamje, nga pikëpamje a e parimeve nën lidershipin tim do të pastrohet PD nga mbeturinat e sistemit komunist dhe për këtë janë 99.9% e demokratëve”, u shpreh Basha.

Basha: Dyert e FRPD i kanë thyer ata që erdhën me Berishën

Basha u shpreh sot se dyert e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, janë thyer nga ata që shkuan në selinë blu me Sali Berishën.

Sipas Bashës dyert u thyen me pretendimin se ishin ndërruar bravat dhe ata nuk mund të futeshin në zyra.

“Unë jam informuar që dyert i kanë thyer ata që erdhën me zotin Berisha. I kanë thyer me pretendimin se ishin ndërruar bravat”, tha Basha.

Ndërkohë më tej foli dhe për Kuvendin e 18 Dhjetorit dhe u shpreh se PD do të zgjedhë të ardhmen.