Politika Basha sulmon Bardhin dhe Nokën: Burrecë të vegjël

Basha sulmon Bardhin dhe Nokën: Burrecë të vegjël

Pas incidentit që ndodhi në Komisionin e Medias ku deputetët e PD-së Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nuk lejuan kolegen e tyre demokrate Flutura Açka që të vazhdonte mbledhjen, ka reaguar Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha dënon dhunën verbale ndaj Açkës.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nuk e lejuan Açkën që të vazhdonte mbledhjen e Komisionit të Medias, ku të pranishëm ishin edhe deputetë të PS.