Politika Bashën s’e lë kurioziteti, vëzhgon celularin e Bardhit. Gjekmarkaj lexon me vëmendje...

Bashën s’e lë kurioziteti, vëzhgon celularin e Bardhit. Gjekmarkaj lexon me vëmendje Berishën (FOTO)

Kuvendi i Shqipërisë i është kthyer sot normalitetit, duke shënuar ditën e parë të qetësisë mes demokratëve dhe socialistëve pas 5 muajsh kaosi.

Tensionet e vetme ishin në kampin opozitar, pasi dy miqtë të kthyer në armiq, Gazmend Bardhi dhe Lulzim Basha janë ulur pranë njëri-tjetrit.

Nga fotot e kapura nga LSA, të dy ishin të zënë duke shkëmbyer mesazhe. Por në një moment, Basha i dorëzohet kuriozitetit dhe zgjat sytë nga telefoni i Bardhit.

Ndërsa pak më tutje qëndronte i qetë Agron Gjekmarkaj, i cili duket se e ka humbur fjalimin e Sali Berishës dje nga dritarja e shtëpisë së tij dhe po e lexonte me vëmendje.