Aktualitet VIDEO: Brenda ballkonit me kanabis të Encës, ishte me të dashurin kur...

VIDEO: Brenda ballkonit me kanabis të Encës, ishte me të dashurin kur u arrestua

Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i këngëtares së njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca, e cila ra në prangat e policisë së kryeqytetit mëngjesin e kësaj të marte, pasi në banesën e saj u gjetën të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Enca u ndalua në banesën e saj në periferi të kryeqytetit, ku ishte në praninë e të dashurit të saj Neblett Khaiden Quasie.

Duke qenë se banesa është në pronësi të këngëtares si dhe në bazë të deklaratave të saj se ishte ajo poseduesja e bimëve narkotike, policia ka bërë vetëm ndalimin e saj duke lënë të lirë të dashurin e saj.

Në dëshminë e saj në polici, Enca ka deklaruar se është përdoruese e drogës dhe se lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.

Bimët narkotike u gjetën në verandën e banesës të mbjella në 5 vazo të ndryshme.

Euronews Albania ka siguruar dhe një video nga brenda banesës së këngëtares, ku shihen bimët narkotike në ballkon, të ekspozuara ndaj diellit.