Aktualitet Bie zjarr në spitalin e Sarandës

Bie zjarr në spitalin e Sarandës

Salla e pajisjeve radiologjike në spitalin e Sarandës u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje. Policia ka njoftuar se si pasojë e zjarrit u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të një shkëndije elektrike. Megjithatë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.06.2022, rreth orës 08:30, në spitalin e Sarandës, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në sallën e pajisjeve radiologjike. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.