Aktualitet Brenda 10 minutash shënohen 3 viktima nga mbytja në det

Brenda 10 minutash shënohen 3 viktima nga mbytja në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar në plazhin e Spillesë në Kavajë, ku dy pushues janë mbytur në det.

Viktimat janë Mirko Miçevski 79 vjeç dhe Cvetko Mitanovski 78 vjeç, të dy nga Maqedonia e Veriut.

Mësohet se viktimat nuk mundën të dilnin në breg dhe u nxorën me ndihmën e pushuesve të tjerë, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Pas dy turistëve që u mbytën në detin e Spillesë në Kavajë, një tjetër pushues është mbytur në det, kësaj radhe në Velipojë.

Policia informon se një 59-vjeçar me iniciale H.H. është mbytur rreth orës 11:15.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.