Kuriozitete Covid-19 prek edhe Antarktidën

Covid-19 prek edhe Antarktidën

Antarktida, kontinenti i vetëm që deri më sot nuk ishte prekur nga pandemia Covid-19, ka regjistruar rastet e para me koronavirus.

Në këtë kontinent të akullt janë konfirmuar 36 rastet e para, të gjitha në një bazë kërkimore kiliane.

Të prekur nga virusi janë 26 ushtarë kilianë dhe 10 punonjës të mirëmbajtjes. Të gjithë janë vendosur në izolim dhe po zbatohet protokolli shëndetësor.

Gjithashtu, ka nisur hetimi se si ky virus ka hyrë në këtë bazë në kontinentin e largët, por me shumë gjasa ka ndodhur gjatë ardhjes së ushtarëve të rinj edhe pse ata kishin kryer testin para se të transferoheshin aty.