Sport Cristiano Ronaldo mund të ketë Armando Brojën si shok sulmi në janar

Cristiano Ronaldo mund të ketë Armando Brojën si shok sulmi në janar

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United duket e përfunduar pas gjestit të portugezit për të mos u futur në fushë minutat e fundit në ndeshjen kundër Tottenham. Për më tepër, CR7 u largua i “tërbuar” në drejtim të dhomave të zhveshjes kur ende nuk kishte përfunduar loja me teknikun Erik ten Hag që mori masa duke e lënë jashtë lojtarin për sfidën kundër Chelsea-t ndërsa e dërgoi të stërvitej me ekipin e të rinjve.

Në këtë formë, 37-vjeçari vijon edhe më i bindur përpjekjet për t’u larguar nga Old Trafford drejt një ekipi që i garanton minuta. Së fundmi, Chelsea duket se e ka rizgjuar interesin për Ronaldon pasi trajneri Thomas Tuchel tashmë është i larguar teksa ishte pikërisht, gjermani kundërshtoi presidentin Todd Boehly për të afruar në merkaton e verës Ronaldon.

Presidenti Boehly ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe në këtë formë palët nuk e kanë aspak problem të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Ndaj, mundësitë për të parë Ronaldon përkrah Armando Brojës në janar tek Chelsea, janë mëse reale.