Politika Debati për inceneratorët, Rama braktis bisedën me Fevziun dhe shkon i flet...

Debati për inceneratorët, Rama braktis bisedën me Fevziun dhe shkon i flet publikut

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të Blendi Fevziut në emisionin Opionion në lidhje me inceneratorët.

Kur Fevziu i tregoi se inceneratori i Tiranës ende nuk inceneron, megjithëse paguhet për këtë proces, Rama është çuar nga tryeza dhe ka shkuar t’i flasë publikut duke braktisur bisedën.