Aktualitet Dëmet në pallatin që u dogj në Tiranë, policia ndalon banorët të...

Dëmet në pallatin që u dogj në Tiranë, policia ndalon banorët të shkojnë në banesa

Një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit u përfshi nga zjarri të enjten, duke pësuar dëme të konsiderueshme në disa kate të tij.

Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Cami, ka përcjellur situatën në pallat 1 ditë pas rënies së zjarrit.

Sipas gazetares që prej ditës së djeshme ka vendosur një perimetër sigurie dhe nuk i lejon banorët që të futen brenda.

Cami tha se njerëzit kanë tentuar që të futen të shohin se çfarë është dëmtuar në apartamentet e tyre por nuk janë lejuar nga uniformat blu.

“Ende nuk është përcaktuar shkaku i këtij zjarri, është thënë që ka fillur në katin e dytë të pallatit, për të vazhduar nëpërmjet kordonit të brendshëm në katin e fundit, ku ka marrë flakë veranda e apartamentit i cili u shkatërrua plotësisht. Në pallatin 10 katësh, 9 janë banim, janë djegur totalisht 3 hyrje të këtij pallati, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në katër katet fundore të tij. Nuk është përfshirë pjesa tjetër e pallatit ngjitur, janë të lidhur me njëri tjetrin me një urë, por pallati tjetër nuk është përfshirë nga flakët. Për arsye sigurie nuk janë lejuar banorët e pallatit që të futen brenda. Para pak minutash disa kanë tentuar që të futen për të parë se çfarë është dëmtuar në apartamentet e tyre por janë përballur me policinë, e cila nuk i ka lejuar që të futen”- tha Cami./Euronews Albania