Sport Dëmtohet Griezmann, mbyll para kohe sezonin

Dëmtohet Griezmann, mbyll para kohe sezonin

Të tjera probleme në sulm për Barcelonën. Katalanasit të cilët në këtë sezon kanë vuajtur shumë në repartin e avancuar fillimisht me dëmtimin e Messit, më pas me atë të Dembele, për të vazhduar me mungesën e Suarez e për të ardhur të dëmtimi i fundit muskulor që ka pësuar Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez i cili e nisi si titullar sfidën ndaj Valladolid nuk u rikthye më në fushë në pjesën e dytë për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë dhe siç bën të ditur klubi blaugrana, kampioni i botës me Francën në Rusi 2018 e ka mbyllur para kohe këtë sezon dhe mund të kthehet i gatshëm vetëm për sfidën e kthimit në raundin e 1/8 ndaj Napolit në fillim të muajit gusht.

Në këtë sezon të parë në La Liga me Barçën Griezmann është aktivizuar në 35 ndeshje teksa ka shënuar dhe 9 gola.