Extra E diela e fëmijëve, Linda Rama me djalin Zaho në një nga...

E diela e fëmijëve, Linda Rama me djalin Zaho në një nga parqet e Tiranës

Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama ka shijuar të dielën e lirisë së bashku me djalin Zaho, në një nga parqet e Tiranës pas një jave izolim.

Nga fotot e publikuara Zaho shihet duke u argëtuar, ndërsa Linda Rama shijon momentet e argëtimit me të.

Në këtë të diel të fëmijëve dhe prindërve edhe Linda Rama së bashku me djalin e saj zgjodhën të shijonin këtë ditë në liri duke u argëtuar dhe shijuar natyrën e kryeqytetit.

Prindërit dhe fëmijët deri në 14 vjeç gjallëruan sot parqet dhe rrugët e kryeqytetit ku nga ora 10:00 deri në 17:30 vetëm ata kishin të drejtë liridalje.

Ndërkohë që nga e hëna nis normaliteti i ri i sjelljes individuale sipas rregullave strikte në mbrojtje të shëndetit me vetëdije qytetare.