Extra “E vështirë ta kesh Arbanën aktore”, Grishaj: Vajza është më e lidhur...

“E vështirë ta kesh Arbanën aktore”, Grishaj: Vajza është më e lidhur me Arbanën dhe emrin ia zgjodhi vetë

Regjisori Eduart Grishaj, është shprehur se për herë të parë në filmin ‘Sofia’ që do të jepet në kinematë shqiptare që prej datës 3 nëntor, ka aktore serbe që flasin shqip.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Grishaj thekson se në film është një skenë e xhiruar në Beograd ku tregon momentin se si serbët e kanë parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku flamuri shqiptar u valëvit me dron në Beograd.

“Është një vajzë që vjen nga Serbia për të parë Shqipërinë  dhe për të zbuluar rrënjët e Sofisë shqiptare që i kanë pas mbajtur të afërmit e saj. Filmi fillon në Beograd dhe fillon me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Është një skenë që kemi xhiruar në Beograd që tregon se si serbët e kanë parë ndeshjen kur ishte droni.

I gjithë filmi është me copëza ngjarjesh të vërteta. Jam regjisori i parë xhiroj në Serbi një film dhe që flitet shqip.  Kam aktore serbe që flasin shqip. Ne e bëmë këtë në Beograd”, tha ai.

Regjisori Grishaj është shprehur se vajza e tij e vogël është e lidhur më shumë me të ëmën, Arbana Osmanin.

Grishaj tha se ka qenë Osmani që vajzës ia vuri emrin Zoi, që në greqishten e lashtë do të thotë jetë.

“Zoi është më e lidhur me Arbanën. Unë mbaj çunat, Arbana gocën. Unë kam përgjegjësi vetëm për emrin e Diellit, Zoit ia ka vendosur Arbana. Zoi do të thotë jetë. Zoi është shumë e vogël dhe tani ka nevojë për Arbanën”, tha Grishaj.

Grishaj është shprehur më tej se të kesh moderatoren Arbana Osmani në film si aktore është shumë e vështirë, sepse bën shumë dubla.

Grishaj theksoi se Osmani, që është dhe partnerja e tij me të cilën ka dy fëmijë, është kritikja më e madhe e tij.

“Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla. Arbanës çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar.

Ndërkohë që xhiroja filmin, kemi bërë dhe fëmijët. Është më e vështirë të bësh regjisorin sesa babanë”, tha ai.