Extra Elon Musk sfidon në duel Vladimir Putin: Kush fiton merr Ukrainën

Elon Musk sfidon në duel Vladimir Putin: Kush fiton merr Ukrainën

Miliarderi Elon Musk është kthyer shekuj pas, kur konfliktet zgjidheshin me anë të dueleve tek për tek. Ai ka sfiduar Presidentin rus, Vladimir Putin, në dyluftim, për të “fituar” Ukrainën.

Në një postim të çuditshëm në Twitter, Musk shkroi:

“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”.

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka shprehur disa herë mbështetjen për Ukrainën.

Sipas tij, sistemi i komunikimit Starlink, është i vetmi sistem jorus që punon ende në disa zona të Ukrainës që prej pushtimit nga Rusia më 24 shkurt.