Aktualitet Euro, apartamente dhe vilë: Gjashtë rastet korruptive për të cilat SPAK kërkon...

Euro, apartamente dhe vilë: Gjashtë rastet korruptive për të cilat SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt

Janë zbardhur gjashtë episodet korruptive për të cilat akuzohet nga Prokuroria e Posaçme ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Shumat e konsiderueshme të parave, që dyshohet të jenë përfituar nga Ahmetaj janë paguar në mënyrë të tërthortë nga biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Sipas dosjes së SPAK, episodi i parë ka të bëjë me një shumë prej 170 mijë euro, në vitet 2016-2017, duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve A. M. dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitjeje” ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë. Kjo shumë parash sipas SPAK është paguar në mënyrë të tërthorë nga Zoto e Mërtiri.

Rasti i dytë ka të bëjë me pasurinë vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall. Ajo është përfituar nga Ahmetaj prej Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në mënyrë të tërthortë, përmes transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të Klodian Zotos dhe në vijim në emër të G. K., e më pas në pronësi të bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit, Eriola Hoxha.

Rasti i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë për llogari të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçka dhe ish-zv/kryeministrit përkundrejt një shitjeje ndaj shtetasit B. P. të një apartamenti me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazhi në Selitë. Kjo vlerë është paguar nga shtetasit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe shoqëria “Integratet Technology Servises”, përmes shtetasit B. P.

Rasti i katërt ka të bëjë me shumën prej 140 mijë euro, e cila në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë ndaj Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij përkundrejt një “shitjeje” ndaj shtetases S. G. të një apartamenti me sipërfaqe 178 m2 dhe garazh në zonën e Selitës. E njëjta pasuri është paguar në mënyrë të tërthortë nga Zoto dhe Mërtiri, përmes shtetasve S.G, S. M. dhe shoqërisë “F…”.

Rasti i pestë ka të bëjë me shumën prej gati 34 mijë euro, e përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh dhe udhëtimesh gjatë periudhës 2013-2017, pagesa të kryera drejtpërdrejt nga Zoto e Mërtiri për Arben Ahmetajn apo të afërm të tij.

Dhe rasti i gjashtë lidhet me shumën prej 2 milionë lekë, e përfituar në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave ndaj subjekteve tregtare të ndryshme nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë “Integrated Technology Services” në funksion të një investimi në një apartament në pronësi të Arben Ahmetajt në Tiranë.

Sa më lart, vlerësohet se janë përfitime të parregullta, të dhëna të personit nën hetim Arben Ahmetaj, në mënyre të drejtëpërdreitë ose të tërthortë, me qëllim kryerjen ose moskryerien e veprimeve që lidhen me detyrën në funksionin e tij, sjellje kjo e personit nën hetim që i ka mundësuar shtetasve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe subjekteve tregtare të registruara.

Në pjesën tjetër të dosjes, SPAK, pretendon se personi nën hetim, Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, si edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi X i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Blako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.

-Në datën 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 Lekë, Implanti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 Lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 Lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligiore (me shkresen nr. 8026/22 prot date 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt-vendimin për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr. 575 date 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, në koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet të propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministriëe qe ai drejton.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot. datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projektvendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10% të pikëve, që i jepet X shoqërisë për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimit të implantit të traitimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgiigie e ka dhëne pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj financiare apo teknike.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot. datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 Lekë.

Akuzat e SPAK për Arben Ahmetajn

  • “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,
  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
  • “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.