Sport Europa League/ Sevilla turpëron Man. United, përballje me Juven në gjysmëfinale

Europa League/ Sevilla turpëron Man. United, përballje me Juven në gjysmëfinale

Mbrëmje emocionesh në Europa League ku Manchester United ka marrë një leksion futbolli në Andaluzi ku rekordmenët e këtij kompeticioni, Sevilla, i shkatërroi me rezultatin 3-0.

Ndeshja më e dobët e skuadrës së Ten Hag këtë sezon duke i dhënë lamtumirën kompeticionit që trajneri holandez e kishte vendosur në listën e prioriteteve.

Në gjysmëfinale, Sevilla gjen Juventusin që siguron një tjetër sukses këtë të enjte pas heqjes së 15 pikëve pezullim.

Skuadra e Allegrit barazoi 1-1 në Lisbonë kundër Sportingut dhe kombinuar me fitoren minimale të Torinos, siguron kalimin për më tej. Për Juventus shënoi Rabiot, ndësa portugezët shënuan nga pika e penalltisë me Edwards.

Një sfidë shumë e ekuilibruar me ekipin spanjoll, por Juventus dëshiron me çdo kusht finalen e kupës.