Extra Fjoralba Ponari humb të ëmën në moshë të re

Fjoralba Ponari humb të ëmën në moshë të re

Fjoralba Ponari

Ditën e sotme, moderatorja Fjoralba Ponari ka humbur të ëmën.

Një lajm i trishtë ka prekur moderatoren e njohur shqiptare Fjoralba Ponari.

Burime pranë “Top Channel”, kanë konfirmuar se e ëma e moderatores ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së nënës së moderatores.

Vetë Ponari nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, duke vendosur që të kalojë këtë dhimbje në heshtje.