Bota Franca rihap bizneset pas dy muaj bllokim, rinis dhe transporti publik

Franca rihap bizneset pas dy muaj bllokim, rinis dhe transporti publik

Shumë prej biznese në Francë janë bërë gati të rihapen pas gati dy muajsh bllokim për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga koronavirusi.

Vendi pritet që hap pas hapi të rinisë të gjitha aktivitetet. Sallonet e bukurisë janë mes atyre bizneseve që do të lejohet të hapin dyert në 11 maji dhe shumë prej tyre kanë marrë masat e duhura për të respektuar këshillat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Të hënën pritet të nis edhe transporti publik sigurisht nën masa të rrepta sigurie. Po ashtu gjatë javës 1 milion fëmijë dhe 130.000 mësues do të rikthehen në shkollë. Ndërsa shkollat e mesme, kafenetë, restorantet pritet të hapen në qershor gjithmonë nëse niveli i infektimeve me COVID-19 do të jetë në rënie.