Ekonomi Prerjet e reja të kartëmonedhës 10 mijë lekë, në treg brenda verës

Prerjet e reja të kartëmonedhës 10 mijë lekë, në treg brenda verës

Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim gjatë verës së këtij viti prerjen e re të kartëmonedhës 10 mijë lekëshe.

Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh gjatë një interviste televizive se “presim që gjatë verës së këtij viti të vendoset që të hyjë në treg kartëmonedha me prerje 10 mijë lekë. Në vazhdim do të futen edhe kartëmonedhat e tjera deri sa të plotësohet seria”.

Sipas saj, “nuk ka ndryshim, por vetëm një rikonfigurim të serisë të kartëmonedhave të Shqipërisë”.

Në kartëmonedhën 10 mijë lekë, pasqyrohet figura e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, por dhe simbolet e Flamurit Kombëtar.

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të merren masa për mbrojtjen nga falsifikimi i kartëmonedhave nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të elementeve të sigurisë.