Bota “Giuliani vs. Cuomo”, përballje dinastish në Nju Jork për postin guvernatorit

“Giuliani vs. Cuomo”, përballje dinastish në Nju Jork për postin guvernatorit

Andrew Giuliani

Andrew Giuliani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për guvernator të shtetit të Nju Jorkut. Lajmin e konfirmoi vetë i biri i ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

“Unë jam një politikan që në lindje, është në ADN-në time”, tha ai. Dhe duke supozuar një sfidë kundër guvernatorit aktual demokrat Andrew Cuomo tha me shaka: “Giuliani kundër Cuomo. Dreq! Është si Muhamed Ali vs. Joe Frazier. Ne mund të shesim bileta në Madison Square Garden”.

Në fakt, Giuliani së pari do të duhet të kalojë elektoratin republikan vitin e ardhshëm në mënyrë që të konsiderojë veten kandidatin e zgjedhur për partinë e tij.

Për 35-vjeçarin, Andrew Giuliani, me një të kaluar si këshilltar në Shtëpinë e Bardhë në kohën e Trump, kjo do të ishte detyra e parë publike.

Njoftimi i tij vjen gjithashtu në një kohë kur babai i tij, ish-avokati i Donald Trump, është nën radarin e FBI, pasi agjentët bastisën zyrën e tij në Nju Jork disa javë më parë si pjesë e një hetimi mbi lidhjet e ish-kryebashkiakut me Ukrainën.