Politika Grenell takon shqiptarët në SHBA: Dialogu Kosovë-Serbi do nisë shumë shpejt

Grenell takon shqiptarët në SHBA: Dialogu Kosovë-Serbi do nisë shumë shpejt

I dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell zhvilloi një videokonferencë me anëtarët e komunitetit shqiptaro – amerikan.

Grenell foli për bisedën me presidentin Trump lidhur me anulimin e takimit Kosovë-Serbi në Uashington i cili do të mbahej këtë të shtunë në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu Trump ka autorizuar të dërguarin për dialogun Prishtinë–Beograd të rishikojë mundësinë e zhvillimit të takimit në një moment të dytë.

Grenell gjithashtu theksoi urgjencën që pala kosovare të shprehë qëllimet e saj të qarta për të vijuar dialogun me Serbinë.