Sport Grushtoi arbitrin, presidenti i ekipit turk përjashtuar përjetë, e pëson edhe ekipi

Grushtoi arbitrin, presidenti i ekipit turk përjashtuar përjetë, e pëson edhe ekipi

Presidenti i ekipit turk të Ankaraguçu, Faruk Koça është pwrjshtuar përjetë për shkak të grushtit ndaj arbitrit kryesor, Halil Umut Meler.

Ndërkohë, klubi i Superligës turke është gjobitur me 60 mijë dhe do të luajë me dyer të mbyllura pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

“Kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit në mënyrë që të parandalojë që Ankaraguçu, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”, theksoi 59-vjeçari, Koca, i cili qe përfolur edhe si një kandidat i mundshëm për kryetar bashkie të Ankarasë,

Ai vijon të jetë në paraburgim bashkë me dy persona të tjerë që goditën arbitrin Meler, me këtë të fundit që pësoi traumë në kokë nga goditjet.

Kampionati turk i futbollit do të rifillojë në datën 19 dhjetor.