Aktualitet Helmimi në gjimnazin e Fierit, procedohen penalisht dy nxënës

Helmimi në gjimnazin e Fierit, procedohen penalisht dy nxënës

Dy nxënës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për helmimin masiv që ndodhi të mërkurën në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Policia bën me dije se janë proceduar dy 15-vjeçarët A.M. dhe A.H.

Të dy këta nxënës hodhën në ambientet e brendshme të shkollës së mesme sprajt me lëndë gazi, shkaktuar helmimin e 58 nxënësve të tjerë dhe të 2 mësuesve.

Ata shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan me urgjencë në spital. Pas trajtimit mjekësor, gjendja e tyre u stabilizua dhe u larguan për në banesë.

Dy gjimnazistët akuzohen për veprat penale ndotje e ajrit dhe prishje e qetësisë publike.