Aktualitet Hetimet për tërmetin, vijnë në Shqipëri ekspertët italianë

Hetimet për tërmetin, vijnë në Shqipëri ekspertët italianë

Një grup ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ekspertët italianë janë takuar me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Në këtë takim janë të pranishëm edhe dy prokurorë, OPGJ dhe inxhinierë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila bën me dije se takimi është mundësuar nga PAMEKA.