Aktualitet Hodhi pistoletën nga dritarja e makinës kur pa policinë, në pranga 28-vjeçari

Hodhi pistoletën nga dritarja e makinës kur pa policinë, në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Laç për armëmbajtje pa leje.

“Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Për këtë rast, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 4 persona të tjerë që ndodheshin në makinë pasi akuzohen për moskallëzim krimi.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues   në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras,  B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras”, njofton policia.