Aktualitet I dënuari për vrasje ndërron jetë në burgun e Shën Kollit

I dënuari për vrasje ndërron jetë në burgun e Shën Kollit

Një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë dyshohet se ka humbur jetën nga arresti kardiak.

I dënuari, Besnik Spaho, 52 vjeç, ndodhej i shtruar në spitalin psikiatrik të burgut.

Mjeku i gatshëm i burgut ka njoftuar në orën 15:48 minuta se pacienti po ndihej keq.

Në orën 16:05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16:15.

Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak.

Ai ishte dënuar me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ngjarja e vitit 2014 ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë, ku Luan Spaho u qëllua me thikë në kokë nga vëllai i tij, duke e plagosur rëndë atë.