Aktualitet I kërkonin 3 mijë euro për të mos i publikuar lidhjen intime,...

I kërkonin 3 mijë euro për të mos i publikuar lidhjen intime, arrestohen 3 persona

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi akuzohen se shantazhuan një person nëpërmjet “Instagram”-it që të mos i publikonin lidhjen intime.

Prokuroria e Elbasanit ka bërë të ditur se ndaj 3 të arrestuarve tashmë rëndojnë akuzat për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan.

Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.