Aktualitet I mori 270 mijë euro një qytetareje përmes mashtrimit, kapet 53-vjeçari në...

I mori 270 mijë euro një qytetareje përmes mashtrimit, kapet 53-vjeçari në Tiranë

Andi Alimehmeti, 53-vjeç, është arrestuar nga policia pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për ‘Mashtrim’.

Sipas policisë, Alimehmeti i kishte marrë një gruaje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

“Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Trick”. 

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim, pasi i mori 270 000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trick”.   

Si rezultat i këtij operacioni, në Pezë, u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, njoftoi Policia.