Politika I veshur sportiv, Basha rikthehet në takimet publike, e nis me të...

I veshur sportiv, Basha rikthehet në takimet publike, e nis me të rinjtë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me të rinjtë në Tiranë.

Basha u shpreh se ajo që ka kuptuar në 1 vit e gjysmë larg politikës aktive, është se të rinjtë, ndryshe nga çfarë cilësohen, nuk janë indiferentë dhe apatikë, por aktivë.

“Në veçanti politikanët janë mësuar që fajin për mospjesëmarrjen në zgjedhje ta kërkojnë tek të rinjtë duke i cilësuar indiferentë. Përvoja ime në këtë 1 vit e gjysmë jashtë politikës aktive ku kam takuar shumë njerëz, në takime që ndoshta nuk kanë qenë publike, më thotë diçka tjetër, që të rinjtë janë pjesa më aktive  e shoqërisë. Rinia shqiptare nuk është apatike, indiferente”, tha Basha.

Prej ditësh përflitet mundësia e rikthimit të Lulzim Bashës për të kandiduar për kreun e ri të PD, pas dorëheqjen së Enkelejd Alibeajt.