Extra Imazhe të pabesueshme, shpallen fotografitë më të mira fituese nga bota e...

Imazhe të pabesueshme, shpallen fotografitë më të mira fituese nga bota e egër

Arinj polarë duke “eksploruar” një shtëpi të braktisur, jeta e ngrirë në Antarktikë dhe natyra magjike në malin Olimp, janë vetëm disa nga imazhet fituese në konkursin “Wildlife Photographer of the Year”. Fotografë nga mbarë bota konkurruan me imazhe të ndryshme, ku fiksohen momente unike nga bota e egër.

Çmimi kryesor shkoi për amerikanen Karine Aigner me foton e saj të quajtur “The big buzz”, një top bletësh që rrotullohen mbi rërën e nxehtë në një fermë në Teksas.

“Krahët e bletëve të tjera që vërshojnë mbi njëra-tjetrën krijojnë një top bletësh që gumëzhijnë dhe ky moment vjen i shkrepur në foto. Ndjenja e lëvizjes dhe intensiteti tregohet në zmadhimin e bletës dhe i shndërron bletët e vogla në konkurrentë të mëdhenj për një bletë të vetme”, tha kryetarja e jurisë, Rosamund Kidman Cox.

Ajo është gruaja e pestë që ka fituar titullin e madh në historinë 58-vjeçare të konkursit, thanë organizatorët.

Konkursi i fotografisë për botën e egër natyrore u organizua nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.