Bota Imuniteti i tufës së shpejti, Gjermania pret që pandemia të përfundojë në...

Imuniteti i tufës së shpejti, Gjermania pret që pandemia të përfundojë në pranverë

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn pret që deri në pranverën e ardhshme të arrihet në Gjermani imuniteti i tufës kundër koronavirusit dhe në këtë mënyrë që në Gjermani të përfundojë pandemia.

“Nëse nuk del asnjë variant i ri virusi kundër të cilit nuk të mbron vaksinimi, gjë që ka shumë pak gjasa, atëherë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë në pranverë dhe mund të kthehemi në normalitet,” tha politikani i CDU për gazetën “Augsburger Allgemeine”.

Në pranverën e vitit 2022 pritet të arrihet imuniteti i tufës. Pyetja e vetme është nëse kjo do të ndodhë përmes vaksinimeve apo infektimeve. Pyetja e vetme është nëse imuniteti i tufës arrihet përmes vaksinimit ose infektimit. “Vaksinimi është padyshim mënyra më e sigurt për të arritur atje,” tha Spahn. “Dhe kur shikoj spitalet, duhet të them: është një mënyrë që është më pak barrë jo vetëm për ju, por edhe për shumë të tjerë, siç është personeli infermieror.”

Sa më e lartë të jetë shkalla e vaksinimit dhe sa më e ulët të jetë shkalla e infektimeve, aq më mirë mund të mbrohen fëmijët që ende nuk mund të vaksinohen, tha Spahn.

Spahni, hodhi poshtë nga ana tjetër edhe një herë idenë e heqjes së masave kundër koronas, siç bëri Britania e Madhe në të ashtuquajturën “Dita e Lirisë”. “Shkalla e vaksinimit nuk ende nuk është mjaft e lartë për këtë. Por kur udhëtoj nëpër Gjermani, unë kam ndjesinë se shumë “liri” është e mundur që tani,” tha Spahn. Nuk duhet harruar se vaksina ka bërë të mundur përsëri një jetë normale.