Bota Itali/ Rritet përqindja e rasteve pozitive, 352 viktima në 24 orët e...

Itali/ Rritet përqindja e rasteve pozitive, 352 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 15.104 raste të reja me koronavirus nga 137.420 teste të kryera gjithsej, ndërsa sipas ministrisë së shëndetësisë humbën jetën edhe 352 qytetarë.

Ndërkohë një ditë më parë ishin 16.308 raste të reja nga 176.185 teste. Po ashtu të shtunën humbën betejën nga COVID 533 persona.

Sakaq vihet re rritja e përqindjes së rasteve pozitive në krahasim me një ditë më parë kur ishte 9.2%. Këtë të diel ka shkuar në 11%.

Në nivelin territorial, rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve janë Veneto (3,869), Lombardia (1,795), Emilia Romagna (1,751), Lazio (1,213) dhe Piemonte (829).